Vushtrria model i menaxhimit të mbeturinave

Kryetari Idrizi takon ekipën e ekspertëve të JICA-së, të angazhuar në projektin për Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave
Ferit Idrizi, kryetari i komunës së Vushtrrisë, gjatë ditës së sotme ka takuar në objektin e Komunës së Vushtrrisë ekipën e ekspertëve të JICA-së.
Idrizi së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka takuar ekipën e ekspertëve të JICA-së të angazhuar në projektin për Ngritjen e Kapaciteteve për Menaxhimin e Mbeturinave drejt një Shoqërie të Shëndoshë “faza II”.
I pari i Vushtrrisë ka falendëruar ekipën e JICA-së për viziten, ku thotë se në këtë takim i njoftuan për implementimin e reformës në menaxhimin e mbeturinave duke përfshirë ofrimin e shërbimeve bazike, proceset e ndarjes së mbeturinave në burim dhe qendrën për paketim të mbetjeve të reciklueshme.
“Shpreha gatishmërinë time për thellim të bashkëpunimit në vazhdimin e implementimit të kësaj reforme si një shërbim prioritar për qytetarët” shkruan Idrizi.