Përdorimi i gabuar i fjalëve të huaja po shtrembëron kuptimin e shqipes

Një problem tjetër që po cënon fjalët e fjalën shqipe është moslakimi i emrave. Ky është një shtrembërim i natyrës së vetë gjuhës. Pra edhe një herë në përdorim fjalë shqipe, por duke i shtrembëruar ato sipas variantit të anglishtes.

“Dëmi tjetër është në morfologji, sidomos emri po dëmtohet shumë. Rama takon Merkel. Spak fillon nga puna. kur në fakt duhej Rama takon Merkelin dhe spaku fillon nga puna. Lakohet emri. Eshtë në natyrën e shqipes” u shpreh Rami Memushaj, gjuhëtar

“Pritje e Bufon, po duhet thënë pritje e Bufonit. Ne themi që mbrëmë pashë Hamletin e Shekspirit jo Hamlet të Shekspir. Shqipja i lakon emrat”u shpreh Edmond Tupja, gjuhëtar

Në pamje të parë kjo duket një çështje e parëndësishme. Bombardimi më lajme dhe informacion të vazhdueshëm sot na ka bërë që të dëgjojmë dhe të lexojmë përciptazi. Pa u thelluar në kuptimin e fjalive. por nëse do të ishim të vëmendshëm lakimi ose mos lakimi i emrave ndikon shumë në kuptimin që merr e folura jonë.