Gabimet protokollare ua çuan djersën posht futbollistëve që luajtën 120 minuta.
Gabimi që u bë nga skuadra e Phoenix duke aktivizuar portierin rezervë, Enis Gegollaj, e që nuk ishte pjesë e protokollit, bëri që KEK-u të fitojë 3-0 në tavolinë dhe të luajë në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Vendimi u morë nga Komisioni Disiplinor i FFK-sē.
Sekretarja e përgjithshme e skuadrës së Phoenixit, Fabiana Ferati është justifikuar për gabimin e klubit ku ajo punon, gabim i cili i kushtoi me eliminim nga Kupa e Kosovës.
Ferati në rrjetin social nē “Facebook” shkruan:
“Të nderuar tifozë, lojtarë e dashamirë të FC Phoenix-Banjë , i’u njoftoj që gjatë ndeshjes e cila është zhvilluar në mes të ekipit tonë dhe KF Kek-u në kuader të 1/8 të Kupës së Kosovës gjatë përpilimit të protokolit të ndeshjes është berë një gabim i paqëllimshëm teknik ku nuk është perfshirë në protokol portieri ynë rezervë Enis R. Gegollaj. Gabimi i lartëcekur ka qenë totalisht i pa qellimshëm dhe ka ardhur si shkak i presionit dhe vëllimit të madh të punës në ditën e ndeshjes.
Gabimet janë njerëzore sepse kush punon edhe gabon, mirëpo me keqeardhje e potencoj që sjellja dhe veprimet e stafit të ekipit kundershtar kanë qenë të atij niveli që lë shumë për të dëshiruar. Futbollin Kosovar, njerëz të tillë me nivel të ashpër e të ultë komunikues e degradojnë.
Pa marrë parasyshë vendimin e Komisionit Disiplinor i cili shkon në favor te ekipit kundershtar e qe sipas nesh është i pa drejtë, i një anshëm dhe jo profesional ne e marrim përgjegjësinë per gabimet tona dhe vazhdojmë tutje drejt qëllimeve dhe objektivave tona!”.
Gabime të tilla më parë kanë bërë dhe disa skuadra të tjera, ku më i rëndi ishte gabimi i skuadrës së Istogut që kishte aktivizuar Erion Ceta, e që iu kushtoi me eliminim nga gjysmëfinalja edicionin e kaluar.