Ja sa e dëmshme është për organizmin të mos konsumoni kurrë peshk

Peshqit si salmoni, sardelet dhe trofta janë ndër burimet më të mira të omega-3, që vijnë me përfitime të panumërta shëndetësore.

Ato ndihmojnë për një sërë problemesh të shkaktuara nga inflamacioni në trup, si Alzheimeri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Përveç kësaj, janë të dobishme edhe për shëndetin e trurit, syve dhe sistemit nervor.

Cilat janë lëndët ushqyese kryesore tek peshku?

Vitamina D

Proteina

Kalciumi

Çfarë ndodh nëse nuk marr mjaftueshëm nga këto lëndë ushqyese?

Ndoshta nuk do të keni mungesë proteinash nëse nuk konsumoni ushqim deti. Në fund të fundit, ka shumë opsione të tjera ushqimesh të pasura me proteina që mund të konsumoni. Por mungesa e vitaminës D dhe omega-3 me origjinë detare mund të krijojë probleme me kalimin e kohës. Vitamina D e pamjaftueshme redukton përthithjen e kalciumit dhe mund të çojnë në osteoporozë. Nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen gjithashtu me një rrezik të shtuar të infeksioneve akute të frymëmarrjes. Mos konsumimi i peshkut heq një nga burimet e vetme natyrore të vitaminës D nga tryeza juaj.