Florjan Smakiqi është një nga portjerët më të mirë në Kosovë edhe pse është i ri në moshë.
Smakiqi lindi më 10.8.1998 (23 vjeç) dhe gjatësia e tij është 1.91m
Portieri erdhi nga Feronikeli te Drenica dhe do të jetë portieri i parë i skuadrës.
Smakiqi deri më tani ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion të “BKT” Superligës.
Me skuadrën nga Drenasi ai zhvilloi 86 ndeshje duke u shpallur dhe kampion i Superligës në sezonin 2018/19.
Smakiqi ka zhvilluar dhe 10 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës U21 dhe është ftuar dhe nga përfaqësuesja A e Kosovës.
Smakiqi pritet që të “blindoj” portën drenicase.