E tmerrshme: Bashkëshorti del me kokën e prerë të gruas 17-vjeçare në rrugë, ‘për çështje nderi’ !

Një burrë iranian ka dalë në rrugë me kokën e prerë të gruas së tij të cilën tragjikisht e kishte vrarë në ato që njihen në vend si “çështje nderi”, teksa ajo kishte tentuar të largohej nga vendi.

Burri i pa identifikuar publikisht kishte vrarë bashkëshorten 17 vjeçare Mona Heydari, në qytetin jugperëndimor të Ahvaz dhe me kokën e saj të prerë kishte dalë në rrugë.

Raportimet vendase thonin se reja ishte larguar drejt Turqisë pasi familja e saj zbuloi se kishte pasur një tjetër lidhje romantike.

Por ajo ishte zbuluar në vendin e ri dhe ishte risjellë në Iran nga babai dhe bashkëshorti javës që shkoi, sic raportojnë mediat lokale.

Viktima raportohet se ishte vetëm 12 vjeçe kur ishte martuar me burrin, i cili besohet se ishte kushëriri i saj dhe kur u vra kishte një djalë tre vjeçar.

Pamje të rënda të publikuara në rrjetet sociale tregonin burrin që kishte dalë në rrugë me një thikë të madhe në njërën dorë, dhe me atë që besohet se ishte koka e gruas së tij në tjetrën.

 

Incidenti ka shokuar shumë njerëz në Iran ku mosha legale e martesës është 13 vjeçe dhe gratë janë të detyruara të zbatojnë ligjet islamike dhe të mbajnë shami koke. Raporton Daily Mail, përcjell RTV Okarina.