Skandaloze: Presidentja Vjosa Osmani e përfshirë në mashtrimin me naftë

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, është përfshirë në skandalin e shpenzimeve të naftës.

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse që nga viti 2012 jeton në Prishtinë, ka marrë para për shpenzimet e rrugës, duke mashtruar se jeton jashtë kryeqytetit, shkruan Gazeta Insajderi, përcjell RTV Okarina.

“Unë, bashkëshorti dhe dy vajzat tona jetojmë në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë që nga viti 2012 kur kemi krijuar familjen tonë, banesë kjo e cila as për së afërmi nuk i plotëson kushtet bazike për një familje 4 anëtarëshe…”, kishte konfirmuar Osmani në një shkrim të saj, në gusht të 2020-ës.

Osmani që është deputetja më e votuar ndonjëherë, për tri vjet ka marrë hise në shpenzimet për karburante të dedikuara nga Kuvendi, duke mashtruar administratën dhe qytetarët.

Një vit më pas, më 2012, ajo është martuar me Prindon Sadriun, dhe ka deklaruar se nga ajo kohë jeton në kryeqytet bashkë me bashkëshortin, por pavarësisht kësaj tash presidentja e vendit, ka përfituar 1 mijë e 789 euro për karburante.

Ndërkohë, më 2013 – nga ky fond i Kuvendit të Kosovës, Osmani kishte marrë edhe 1 mijë e 240 euro të tjera, dhe në vitin 2014 edhe 520 euro të tjera.

Nga 2015 e tutje, Osmani nuk i ka shfrytëzuar më paratë e Kuvendit të dedikuara për udhëtimin e saj.

Ndryshe, për dhjetë vjet qytatarët e Kosovës kanë paguar udhëtimin e deputetëtve për të shkuar ata në punë.

Ndonëse puna e deputetëve është të marrin pjesë në seancat e Kuvendit, prej nga marrin paga rreth 2 mijë euro, ata janë kompenzuar edhe për karburante. Nga viti 2011 deri më 2021 deputetët kanë shpenzuar mbi 1 milion euro të taksapaguesve për këtë çështje.