Deputetja e Vetëvendosjes, Adelinë Grainca e cila në këtë parti kaloi nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar qindra euro për naftë nga buxheti i shtetit vitin e kaluar.
Në bazë të shpenzimeve të bëra publike nga Kuvendi i Kosovës, bëhet e ditur se Grainca vitin e kaluar ka shpenzuar 880 euro, shkruan lajmi.net.
Ajo ka deklaruar se udhëton nga Ferizaj në Prishtinë.
Në Agjencinë Kundër Korrupsion, Grainca ka deklaruar pesë vetura të biznesit.
Më e shtrenjta nga to është ajo e 75 mijë eurove.