Azem Bejta u rikthye te Drenica vetëm pas një gjysmësezoni te Feronikeli.
31-vjeçari ka luajtur në 16 ndeshje me Feronikelin duke qenë titullar i padiskutueshëm, por vendosi që të rikthehej serish tek klubi i zemrës.
Mbrojtësi e njeh mirë klubin nga Skenderaj teksa ka zhvilluar 124 ndeshje me fanellën kuq e zi.
Bejta gjithashtu ka mbajtur për disa sezone dhe shiritin e kapitenit.
MIRË SE U RIKTHEVE AZEM BEJTA ❤