Qumështorja ‘Drena’ njofton të gjithë fermerët të cilët kanë probleme me dorëzimin e qumështit se të njëjit mund ta bëjnë tek kjo qumështore.
Kjo iniciativë sipas njoftimit nga Qumështroja ‘Drena’, vije pasi një numër i konsiderueshëm i fermerëve janë duke u ballafaquar me vështirësi në shitjen-dorëzimin e qumështit që janë duke e prodhuar.
“Njoftim për fermerët dhe pika grumbulluese: Duke ju falenderuar konsumatorëve tanë të nderuar numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi, po ashtu po rritet edhe kërkesa për qumësht të freskët. Duke mos dashur për të prishur harmoninë mes fermerëve dhe përpunuesëve, njëherit duke ju ofruar mundësinë e parë fermerëve kosovarë, ftojmë të gjithë fermerët që nuk kanë ku të dorëzojnë qumështin të lajmërohen tek ne!”, thuhet në njoftimin e Qumështores ‘Drena’.rtvokarina