Një grua është arrestuar mëngjesin e së hënës në Ferizaj pasi e ka therur më thikë bashkëshortin e saj
Sipas policisë viktima ka pranuar lëndime në pjesën e qafës.
Gjithashtu është bërë e ditur se i lënduari ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./rtvokarina/