Rama niset për në Shkodër. Rrezikohen të përmbyten banesat në fshatin Obot

 

Situata e rënduar për shkak të reshjeve në Shqipëri po vijon prej ditësh, duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama, sot niset drejtë Shkodrës, ku edhe situata mbetet problematike në Obot.

 

 

Fshati Obot është një ndër zonat me më shumë problematika, kryesisht në kalimin e automjeteve në rrugë për shkak të sasisë së madhe të ujit.

Po ashtu për shkak të reshjeve të dendura një pjesë e madhe e tokave bujqësore ndodhen nën ujë.

/RTV-Okarina/