Njihuni me 10 armët më të rrezikshme në botë

Njihuni me 10 armët më të rrezikshme në botë

Në forcat ushtarake, fuqia dhe rrezikshmëria e armëve është me rëndësi jetike, veçanërisht për trupat e këmbësorisë, prandaj këto të fundit gjithnjë synohet që të pajisen me pushkët e teknologjisë më të fundit, e cila është avancuar në mënyrë të theksuar në fund të shekullit të kaluar.


Pushkët e para, që besohet të jenë përdorur rreth vitit 1000 të erës sonë në Kinë, ishin shumë të komplikuara për t’u përdorur e rimbushur dhe kishin një saktësi të ulët të goditjes së cakut, por me kalimin e kohës këto të meta të tyre janë përmirësuar dukshëm.

Rreth 100 vjet pas këtij përmirësimi, pushkët që janë rimbushur në mënyrë manuale janë shndërruar në plotësisht automatike dhe në ditët e sotme objektivi mund të qëllohet me pushkë snajper edhe nga distanca prej 1.8km.

1. Pushka snajper DSR-Precision DSR 50

Kjo pushkë snajper e prodhuesit gjerman DSR-Precision GmbH, konsiderohet të jetë pushka numër një në botë për nga fuqia shkatërruese e dëmtuese dhe aktualisht pushka më e rrezikshme.

Pesha (pa fishekë): 10.3 kg

Gjatësia: 135 cm.

2. Heckler & Koch HK416

Kjo është një pushkë sulmi e prodhuar në vitin 2004 nga kompania gjermane Heckler & Koch,  e cila  është përdorur me të madhe  në luftën në Afganistan, luftën në Irak dhe në konfliktin në veri të Malit.

Pesha(pa fishekë): 3 kg

Gjatësia: 69 cm.

3. Mitralozi  XM307 ACSW

XM307 ACSW është një armë amerikane me të cilën operojnë 2 ushtarë. Kjo makinë vdekjeprurëse që përdoret për të ndaluar trupat e këmbësorisë së armikut shkrepë 250 fishekë në minutë. Përveç që e  ka të kompjuterizuar pajisjen e shënjestrimit, ky mitraloz ndër të tjera ka edhe hedhës granate dhe është shumë efikas edhe gjatë natës.

4.  AK-47

Kallashnikov AK-47 është një nga pushkët  më të përdorura dhe më të popullarizuara në botë. Për herë të parë kjo pushkë sulmi është prodhuar në vitin 1946 nga Mikhail Kallashnikov. Edhe sot e kësaj dite kjo pushkë e rrezikshme, me kosto të ulët, përdoret si armë kryesore e forcave të sigurisë.

5. FN F2000

F2000 FN është pushkë automatike  sulmi  shumë shkatërruese në luftë, që shkrepë 850 fishekë në minutë.  Për herë të parë është prodhuar në  vitin 2001 nga  kompania belge FN Herstal .

Pesha(pa fishekë): 3.9 kg

Gjatësia: 68.8 cm.

6. Mitralozi MG3

 

MG3 është mitraloz i prodhuara në vitin 1960 nga prodhuesi gjerman Rheinmatall e që përdoret kryesisht në luftë për ta ndaluar përparimin e armikut. Ndonëse saktësia e tij është mjaft e ulët, ky mitraloz shkrepë 1,300 fishekë në minutë dhe është shumë efektiv në një distancë deri në 2000 metra.

Pesha(pa fishekë-me trekëmbësh): 27.5 kg

Gjatësia: 1,097 mm.

7. Pushka snajper AS50

AS50 është pushkë snajper e  prodhuar në vitin 2007 nga prodhuesi britanik i armëve të zjarrit Accuracy International. Me këtë pushkë, që shkrepë 5 fishekë në minutë, mund të qëllohen  me saktësi të lartë objektivat në një distancë prej 1800 metra.

 8. Uzi SMG

Uzi është karabinë automatike me plumba revoleje e projektuar nga majori izraelit, Uziel Gal në vitin 1948. Kjo karabinë, që shkepë 600 fishekë në minutë, është shumë efektive për të qëlluar objektiva në distancë deri në 200 metra.

Pesha(pa fishekë): 3.5 kg

Gjatësia: 445 mm.

9. Heckler & Koch MG4

MG4 është mitraloz i lehtë i prodhuar nga Heckler & Koch në vitin 1990 , ndërsa për herë të parë është parë publikisht në shtator të vitit 2001. Kjo armë vdekjeprurëse qëllon me sukses objektivat në distancë deri në 1,000 metra.

Pesha(pa fishekë): 8.55 kg

Gjatësia: 1.050 mm.

10. FN SCAR

FN SCAR është pushkë sulmi në beteja, e projektuar në Belgjikë dhe e prodhuara në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009 nga FNH SHBA. Kjo pushkë që është përdorur me të madhe në luftën afgane, shkrepë 625 fishekë në minutedhe me të mund të qëllohen me sukses objektivat në distancë deri në 600 metra.

Pesha(pa fishekë): 3.49 kg

Gjatësia: 889 mm.