Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarave me COVID-19 në të gjithë botën ka kapur shifrën 90,138,063 persona. Ndërsa, numri i pacientëve që ka ndërruar jetë është 1,935,955 dhe i të shënuarve mbi 64 milionë.
Vendi më i prekur nga pandemia është SHBA, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar pozitiv 249,519 persona dhe numri në total ka shkuar rreth 22.7 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 3,235 pacientë dhe numri në total i viktimave është 381,480.
Shtetet e Bashkuara pasohen nga India, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 18,820 të infektuar dhe shifra në total është 10,4 milionë raste pozitive, ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 213 pacientë dhe numri në total është 151,048.
Meksika ka raportuar një rekord prej 16,105 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit dhe 1,135 vdekje. Numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar mbi 1 milionë raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë mbi 132,069 njerëz.
Shifra e rasteve me të infektuar me Covid-19 është rritur dhe në vendet Evropiane. Gjermania ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit, mbi 16,946 raste pozitive, ku shifra në total ka shkuar mbi 1 milionë dhe kanë ndërruar jetë 465 pacientë, ku numri në total është 41,061.
Franca ka regjistruar 20,177 raste infektimi me Covid-19 gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin në total mbi 2 milionë. Ndërsa, kanë ndërruar jetë mbi 171 pacientë dhe numri në total është 67,599.
Kina raportoi 69 raste të reja Covid-19, më shumë se dyfishi i 33 rasteve të raportuar një ditë më parë dhe mbi 4,361 persona të infektuar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 87,364 persona të infektuar dhe kanë ndërruar jetë mbi 17,037 njerëz.
/RTV-Okarina/