Arrestohet një person në Pejë, kishte kanosur me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Pejë pasi ka kanosur me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it.

Sipas njoftimit, punëtorët ishin duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur me një sëpatë dy viktimat meshkuj K/shqiptar punëtor të KEDS-it të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë, raporton arbresh.info, përcjell RTV Okarina.