Barcelona i jep leksion Atletico Madridit

Barcelona e Xavi Herndandezit arrinë të mposhtë me rezultat 4-2 Atleticon e Simeones në kuadër të xhiros së 23 në LaLiga.

Baecelona e kësaj ndeshje solli në mendje Barçën e ditëve të arta falë një super paraqitjeje në “Camp Nou”.

Pjesa e parë ishte fantastike ku u shënuan dhe katër gola.

Golin e parë e shënuan musafirët me anë të Carrasco në minutën e 8-të,
por avantazhi i musafirëve zgjati vetëm dy minuta.

Kombinimi i veteranëve Alves – Alba solli golin e këtij të fundit dhe kështu shifrat u barazuan 1-1.

Adama Traore dha asistin e parë pas rikthimit te “Blaugranat” për të riun Gavi i cili e kaloi Barçen në epërsi 2-1 në minutën 21′.

Mbrojtësi Araujo shënoi golin e tretë për vendasit pas një tollovie në zonë dhe me rezultatin 3-1 skuadrat shkuan në zhveshtore.

Katër minuta pas rikthimit në fushë, Dani Alves realizoi golin e zhdukjes së shpresave për musafirët nga Madridi.

Në minutën 58′ Luis Suarez shënoi për 4-2, e që në fund doli të ishte goli i fundit në ndeshje.

Pas asistit dhe golit të shënuar, braziliani Alvess u ndëshkua me karton të kuq në minutën 69′ dhe la skuadrën me 10 lojtarë, por që Atletico nuk arriti të shfrytëzoj epërsinë numerike në fushë.

Pas kësaj fitoreje Barcelona parakalon Atletico Madridin në tabelë dhe tani gjendet e katërta me 38 pikë të grumbulluara, dy pikë më shumë se Atletico që tashmë bie në pozitën e pestë

\RTV-Okarina\