Twitter vendos t’ia bllokojë përgjithmonë llogarinë Trumpit

 

 

Presidenti Trump vazhdoi të postonte në Twitter duke përdorur llogarinë në pronësi të qeverisë @POTUS, pavarësisht se profili i tij @realDonaldTrump u pezullua përgjithmonë nga Twitter.

“Siç e kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter e ka kaluar masën me ndalimin e lirisë së fjalës dhe tani, punonjësit e Twitter janë koordinuar me Demokratët dhe të Majtën Radikale për heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre ne mënyrë që të më bëjnë të hesht,” shkroi Trump në një seri mesazhesh, të cilat nuk janë më të dukshme në rrjetin social.

 

 

Ai shtoi se ekipi i tij po shikon mundësinë që të krijojnë platformën e tyre në një të ardhme të afërt.

Twitter vendosi t’ia bllokonte përgjithmonë llogarinë Trumpit me argumentin se postimet e tij shkelin politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e presidentit kishin “shumë të ngjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol. Twitter thotë se e mori vendimin “bazuar në një numër faktorësh,” përfshirë “planet për protesta të armatosura në të ardhmen që kanë filluar të shfaqen” në këtë platformë.

/RTV-Okarina/