Nëse, bie Ukraina, a është Kosova në radhë!

Nëse, bie Ukraina, a është Kosova në radhë!

Shkruan: Prof. Dr. Fadil Maloku

Në bazë të analizës së përmbajtjes (një metodë shumē e sofistikuar sociologjike) fjalia më domethënëse, që më ka rënë ta dëgjoj gjatë gjithë periudhës sē postshpalljes së pavarësisē së Kosovës, që kam dëgjuar nga një përfaqësues të lartë amerikan, e në veçnti ndonjëri si ky i rangut Eskobar, është; fjala SOVRANITET!

Kjo shprehje pa ekuivoke e nje njeriu të rangut të lart, kujtoj që është “produkt” i tri rrethanave;

1. Rrethana e parë; Vetëjijisimi i DASH, po edhe Qendrave tjera tē rëndësishme vendimarrëse të nivelit globaldhe kontinenta, definitivisht e kanë kuptuar “lojën”dyfytyrshe serbe (që e lozi për dy dekada A. Vuçiq, me: Ameriken dhe Rusinë). Frika permanente në kuptimin gjeostrategjik, tani është: si të ndalet turri ambicieve destabilizuese të Rusisë putiane, në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ngase, ka mendime por mund të ndodh edhe skenar të gatshëm, që parashohin deri ne detaje, të bëhet një intervenimin hipotetik në pjesën veriore tē Kosovës, nga ana e Serbisë. Nuk janë të kota gjitha investimet e pasluftës që i ka bë Serbia në armatim (sulmues)…Duket që kalkulimi strategjik dhe gjeopolitik, i ekspertëve serborus, është që fillimi i luftës në Ukrainë, ështē shenjë për Serbinë, që edhe ajo ta demonstroj tē njejtin skenar në Kosovë….

2. Rrethana e dytë; Dramat që janë ende eruptive, edhe shkaku njërit nga Kryesuesit (serb) Bosnjes, Milorad Dodik (i shpallur edhe si non grata na DASH-i). I cili është duke kontestuar edhe haptas Marrëveshjen historike të Dejtonit. Ideja dhe qëllimi i Dodikut, ishte dhe mbeti që të veproj në konkordancë me Serbinë dhe Rusinë, për shprishjen e ekuilibrave egzistues, ku dominanca aktuale është dominuese nga perëndimi.

3. Rrethana e tretë; Ukraina, e cila e përforcoj elementin e bindjes për nevojen e sigurisë dhe stabitetit të aleatëve natyror, dhe padyshim të “certifikuar” e të identifikuar skajshmërisht edhe si lojal dhe të rëndësishëm për shtetet baltike…Kjo rrethanë kërcënuese për interesat amerikane nē këtë pjesë të botës, u dha leksion shumë domethënês si amerikanëve kujdestar, ashtu edhe evropianëve të ngathët dhe tejet hezitues, sidomos kur janë në pyetje interesat globale perendimore në katër nivele; niveli global; kontinental, ai rajonal, dhe ai lokal…

Duket që kalkulimi strategjik dhe gjeopolitik, i ekspertëve serborus, është që fillimi i luftës në Ukrainë, ështē shenjë për Serbinë, që edhe ajo ta demonstroj tē njejtin skenar në Kosovë.