Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është sharë e ka pasur tentim edhe për sulm fizik nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Kërçeli për Klankosova.tv tha se gjatë gjithë kësaj kohe ishte i heshtur, ndërsa Gashi ka tentuar që ta sulmojë fizikisht.
“Prej meje s’ka pasur përpalje, unë vetëm kam hesht. Më është veruslë dhe më ka sha”, është shprehur Kërçeli.
Kujtojmë se para pak çastesh, në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një fjalosje me Arben Gashit të LDK-së dhe shefit të kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli./rtvokarina/