Një burrë në Kamenicë, dje ka raportuar në Polici se dhëndri i tij, derisa kishte qenë mysafir te ai është gjetur pa shenja jete.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, rasti në Polici është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.