Sipas vendimit për masat e reja, për të hyrë në Kosovë nevojiten dy doza të vaksinës osë një e shoqëruar me testin PCR negativ. Gjithashtu ora policore nga sonte (e shtunë) fillon nga ora 24 deri në ora 5 të mëngjesit.
Si duket vendimi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e maskave në hapësira të jashtme po zbatohet menjëherë.
Madje në kuadër të masave të reja që hyjnë në fuqi nga kjo e shtunë, ora policore do të jetë prej orës 24 deri në 5 të mëngjesit.
E këto vendime po u pëlqejnë qytetarëve.
Përkundër gjendjes pandemike, kafenetë në kryeqytet janë të mbushura plot.
E për këto të fundit është marrë vendim që të lejohet puna deri në orën 23 mirëpo muzika të ndalet një orë më herë.
E në masat e reja të Qeverisë përfshihet edhe hapja e fitneseve.
Edhe këta po e mirëpresin rikthimin e punës, por mbylljen e cilësojnë të gabuar.
Vendimi i mëhershëm i Qeverisë që nuk u mirëprit fare ishte obligimi i tri vaksinave për të hyrë në Kosovë.
Ky i fundit u ndryshua me vendimin e ri, i cili thotë se çdo person që hynë në Kosovë duhet të posedojë certifikatën me dy dozat ose një të shoqëruar me testin PCR negativ, apo vetëm testin PCR në 24 orët e fundit.
Qytetarët që hynë në Kosovë gjatë së shtunës e mirëpritën këtë vendim.
Në Kosovë aktualisht ka më shumë se 30 mijë raste aktive me infeksionin korona.rtvokarina/