Mallorca ka marrë tri pikë të reja në La Liga.
Skuadra e Mallorca ka shënuar fitore 2:1 përballë Cadiz, në një ndeshje ku shënoi edhe Vedat Muriqi, shkruan lajmi.net.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi, me anë të Alcarez, qysh në minutën e tetë të takimit.
Mallorca reagoi fillimisht me Sevillas në minutën e 20’, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në të njëjtën mënyrë shënoi edhe Vedat Muriqi, i cili në minutën e 66’ u tregua i qetë dhe i saktë nga penalltia, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Mallorca shkon tashmë në 23 pikë, pesë më shumë sesa Cadizi që është në zonën që dërgon në një divizion më poshtë.