Shumica e historive të pandemisë së gripit të vitit 1918 që vrau të paktën 50 milionë njerëz në mbarë botën thonë se ajo përfundoi në verën e vitit 1919 kur një valë e tretë e infektimit të frymëmarrjes u qetësua përfundimisht.
Megjithatë virusi vazhdoi të vriste. Një variant që u shfaq në vitin 1920 ishte aq vdekjeprurës sa duhej të ishte llogaritur si një valë e katërt.
Njerëzit në atë kohë e injoruan këtë valë të katërt; po ashtu edhe historianët. Vdekjet u kthyen në nivelet e para-pandemisë në vitin 1921 dhe virusi u ndryshua në grip të zakonshëm sezonal, por bota kishte ecur përpara shumë më parë, raporton “New York Times”.