Haradinaj nga Malisheva , ka kërkuar nga qeveria të ndajë fond emergjent për të mbështetur familjet e prekura nga përmbytje.
“Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje” shkroi ai
Gjithashtu, ai shkruan edhe për dëmet infrastrukturore atje, thotë se mund të jenë nga puna e shpejtë e jo cilësore, e se përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë.
“Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës.
Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë”, shtoi ai. /RTV-OKARINA