Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit Pal Lekaj, ish-këshilltarit të tij, Eset Berisha dhe N.SH, për 53 milionë eurot i ishin dhënë konsorciumit “Bechtel-Enka” për projektin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Han i Elezit, në emër të kamatë-vonesës.
Ndaj tyre është ngritur aktakuzë për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporto, “Arbresh.info, përcjell RTV “Okarina”.