Futja me LDK-në si pjesë e koalicionit në Istog, e ka thelluar krizën e degës së partisë në këtë komunë. Barra e përgjegjësisë ka rënë mbi kryetarin e degës, Ali Nimanajn, personin që hodhi nënshkrimin dhe ishte pro këtij koalicioni.
Një pjesë e degës ka nisur një ankesë në drejtim të kreut të partisë, Memli Krasniqi të cilin e kanë njoftuar me situatën në degë.
PDK po akuzohet nga partitë opozitare edhe për dyftyrësi. Kjo pasi që pak ditë më parë, dega kishte nënshkruar marrëveshje me AAK-në e PDK-në për të krijuar bllok opozitar, por që shpejt e ka shkelur marrëveshjen në këmbim të lakmisë për pushtet.
PDK pritet që në mbledhjen e radhës të asamblesë të votojë pro shkarkimit të kryesueses Fjolla Uka, të cilën e votoj vetë pak javë më parë si pjesë e marrëveshjes opozitare, raporton Indeksonline, përcjell RTV Okarina.