Milan Radojiçiq u iku nga “duart” policëve të Kosovës në Bërnjak

Radojiçiq kishte komunikuar me eprorët e pikës dhe pasi i kishin thënë të parkohej, ai ishte kthyer në Serbi.

Sipas burimeve të portalit Radojçiq po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë dhe në hyrje të pikës kufitare, ai është pritur nga njëri prej eprorëve të pikës kufitare.

Në momentin kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se ai është person në kërkim.

Sipas të njëjti informacion, pasi Radojçiq ka rezultuar në listën e kërkimit ai ka vozitur makinën e tij mbrapa dhe është arratisur për në Serbi.

Rrethanat se si policët i kanë mundësuar këtë arratisje ende nuk janë zbardhur ndërsa një grup hetimor po heton veprimet e policëve.

Radojiçiq ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. I njëjti pas një kohe ishte fshirë nga lista e kërkimit me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen./rtvokarina/