Shembull për të rinjtë, Sefer Aliqkaj me studio të re të fotografisë

Sefer Aliqkaj është i njohur jo vetëm në Skenderaj por në tërë Kosovën si një talent i jashtëzakonshëm i fotografisë, i cili me fotografitë e tij ka prezantuar qytetin e Skenderajt dhe jo vetëm në menyrë brilante.

Ai falë talentit të tij ka arritur që të krijojë biznesin e tij të fotografisë dhe tani ka investuar edhe në krijimin e studios së  re për fotografi dhe dizajn me hapësirë me të madhe dhe komode, afër ish objektit ku ishte dhe me herët, në rrugën “Gjergj Fishta ” afër Gjimnazit të vjetër

Ja njoftimi i tij që ka bërë dje në rrjetin social facebook:
“Nga sot filluam punën në studion e re për fotografi dhe dizajn me hapësirë me të madhe dhe komode.
Adresa dhe objekti i njëjtë rruga “Gjergj Fishta ” afër Gjimnazit të vjetër
Ju mirëpresim!”