Futbolli kosovar rikthehet këtë fundjavë

Pas pushimit thuajse dymujor, skuadrat kosovare do rikthehen sërish në fushë për t’u përballur me njëra-tjetrën.

Viti 2022 për skuadrën e Drenicës do të filloj me duelin e 1/8-tës së Kupës së Kosovës kundër Prishtinës.

Të dy skuadrat janë përgatitur mjaftë mirë gjatë kësaj periudhe pushimi, por dhe kanë bërë afrime dhe largime në nerkaton e janarit.

Te skuadra drenicase janë larguar disa emra me peshë si: Denisson, , Haxhijaj, Avdulli e të tjerë, por janë afruar lojtar tjerë si Kastriot Rexha, Florjan Smakiqi, Azem Bejta, Genc Hamiti e të tjerë.

Kurse tek bardhekaltrit janë larguar emra si Leotrim Bekteshi, Sabjen Lilaj, Sodiq Atanda, Xhevdet Shabani e të tjerë, kurse janë afruar në skuadër emra si: Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu e të tjerë.

Në katër ndeshjet e zhvilluara në vitin 2021, kryeqytetasit kanë marrë tri fitore, kurse kuqezinjët kanë arritur të fitojnë një ndeshje.

Ndeshja Prishtina – Drenica do të zhvillohet të dielën më 6 shkurt 2022 në ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

\RTV-Okarina\