Fadil Nura vazhdon të promovojë projektet e Bekim Jasharit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka promovuar aparaturat moderne në radiologjinë e kësaj qendre.

Me këtë rast ai ka deklaruar që kjo arritje është padyshim një lajm i mirë për qytetarët tanë, ku falë përkushtimit tonë të vazhdueshëm u bë i mundur funksionalizimi i kësaj aparature moderne.

I menjëhershëm ishte reagimi i Listës së Pavarur Bekim Jashari, e cila ka sqaruar që falë qeverisjes së mirë të Kryetarit Bekim Jashari, menaxhimit efikas të parasë publike dhe prioritetit të tij për të zhvilluar shëndetësinë më komunën e Skenderajt, në buxhetin e vitit të kaluar 2021 është futur edhe blerja e aparaturave në Radiologji, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Sipas kësaj liste kryetari aktual, në mungesë të aktivitetit, punës dhe sukseseve të tyre prap vazhdoj me promovimin e projekteve të kryetarit Bekim Jashari.

Tutje në reagimin e tyre thuhet që për blerjen e këtyre pajisjeve janë shpalluar vitin e kaluar procedurat e prokurimit, është lidhur kontrata dhe kështu kishin ardhur aparaturat në QKMF, duke përfshirë, Mamografin, ortopanin, rentgenin etj.

Lista e Pavarur Bekim Jashari, kërkon nga qeverisja aktuale që t’i pervishen punës, ti realizojnë premtimet e tyre boshe dhe të ndalen së promovuari projektet e ish qeverisjes Jashari dhe kështu të mos mundohen që t’i prezantojnë si suksese të qeverisjes Nura dhe Lushtaku, thuhet në fund të reagimit të tyre.