Dhunohet një e mitur në një motel në Mitrovicë

Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar në një motel në Mitrovicë, raporton Express

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dhunim – Mitrovicë 27.01.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare e mitur dyshohet se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin qenë në një motel. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.