Real Madrid mesa duket nuk do t’i pëlqejë ideja se qendërsulmuesi Kylian Mbappe të rinovojë kontratën me PSG-në.
Mediumet franceze raportojnë se takimet e fundit mes lojtarit dhe PSG-së kanë qenë pozitive dhe ka optimizëm se Mbappe do rinovojë kontratën për një kohë të shkurtër, transmeton rtvokarina
Thuhet se Mbappe do nënshkruajë edhe për dy vite, por me opsion që nëse dëshiron të largohet në vitin 2023, atëherë dëshira do t’i plotësohet, ku klubi që e kërkon duhet të paguajë një vlerë të caktuar nga lideri momental i Ligue 1.
Sidoqoftë, kjo ide nuk i pëlqen aspak Real Madridit që tashmë kanë vendosur se nëse Mbappe pranon ofertën e “Parisienëve”, nuk do provojnë më ta sjellin në “Santiago Bernabeu”.
Mediumi me burime pranë “Los Blancos”, ‘ABC’ raporton se ka marrëveshje mes Realit dhe Mbappe për kontratë gjashtëvjeçare, ku do fitojë 40 milionë euro përfshirë bonuset për sezon. Në rast që lojtari rinovon, atëherë 13 herë kampioni i Evropës do fokusohet në transferime të tjera.
Përpos kësaj, Real Madrid nuk dëshiron të jap asnjë cent për PSG-në, as këtë verë dhe as në verën e vitit 2023, ngase refuzuan plotë 200 milionë euro në verën që lamë pas, pra është tani ose kurrë për kalimin e Mbappes në Real Madrid.
Mirëpo nuk është vetëm Mbappe që kërkohet me ngulm nga Reali, që vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.rtvokarina.