KF Drenicën ka arritur marrëveshjen në parim, pritet zyrtarizimi

Drenica ka qenë në krizë të madhe që nga mesi i këtij edicioni.

Skuadra nga Skenderaj ishte në një krizë financiare, krizë kjo që ndikoi jashtëzakonisht edhe tek rezultatet e arritura nga ky klub.

Ishte një start i shkëlqyeshëm nga kuqezinjtë, por më pas pasoi kriza dhe rezultatet ndryshuan në kuptimin negativ. Klubi nuk ka kryer ende të gjitha detyrimet ndaj futbollistëve dhe gjendja vazhdon ende të mos jetë e mirë.

Futbollistët janë natyrisht të pakënaqur dhe në gjendjen që është klubi e kanë menduar edhe largimin.

Megjithatë, duket se tashmë ditët e mira po vijnë për klubin që nuk është larguar asnjëherë nga elita e futbollit kosovar.

Burime të GazetaBlic Sport tregojnë se kompani braziliane, gjermane, zvicerane dhe një ndërmjetësues shqiptar nga Maqedonia e Veriut janë emrat që po pretendojnë të marrin Drenicën.

Ata kanë arritur sot në Kosovë dhe tashmë marrëveshja është e kryer në parim. Tani po pritet vetëm zyrtarizimi, gjithmonë nëse nuk ka ndonjë befasi të minutave të fundit do të përfundojë gjithçka.

Kujtojmë që Drenica është momentalisht është në vendin e gjashtë me 23 pikë të arkëtuara.