Dy shtetas të Shqipërisë janë kthyer në kufirin me Kosovën për shkak se të njëjtët tentuan që në mënyrë ilegale të kalonin kufirin e Kosovës në Prizren.
Sipas policisë një gjë të tillë të dyshuarit bënë për t’iu shmangur procedurave të kontrollit për parandalimin e pandemisë COVID-19.
“Të dyshuarit nuk posedonin certifikatën e vaksinimit dhe as testin PCR”, ka thënë policia.
Tutje në raportin e policisë thuhet se dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.