Bekim Jashari kujton ditlindjën e Radios Kosova e Lirë

 

Bekim Jashari ka kujtuar sot 23 vjetorin e radios me vlera kombëtare, “Radio Kosova e e Lirë” dhe “Kosova Press”.

 

Postimi i plotë i liderit të Idealit:

 

“23 vite nga zëri i Lirisë së Kosovës!

Sot, në 23 vjetorin e “Radio Kosova e Lirë” dhe “Kosova Press”, kujtojmë e nderojmë punën shembullore, kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj radio e agjencie në forcimin e ndjenjës kombëtare, mobilizimin e popullit tonë për Liri e Pavarësi.

Zëri i lirisë nga Malët e Berishës, ngjalli shpresën e rriti radhët e UÇK-së në luftën tonë çlirimtare. Radio “Kosova e Lirë”, nuk është thjesht një medium, ajo mban në vete një pjesë të historisë sonë andaj mbështetja shtetërore ndaj saj duhet të bëhet medoemos, nga restaurimi i vendeve bunker, shtëpive muze ku operuan e deri tek përkrahja financiare përmes granteve të ndryshme.

Këto dy mediume, ata që kontribuan e punuan pa u trembur në kohë lufte në to, mbeten pjesë e çmueshme e historisë sonë të lavdishme që duhet ruajtur e promovuar përherë, brez pas brezi.

Urime!”, përfundoi shkrimin Bekim Jashari.