108 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar 108 raste të reja me coronavirus në Kosovë, pas testimit të 6169 mostrave.

Janë shëruar 11 pacientë, ndërkaq aktualisht janë 637 raste aktive me coronavirus.

Sa i përket vaksinimit kundër coronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2161 doza të vaksinës.

Në Kosovë, deri më tani me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 784,166 persona.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeçdhe ata mund të marrin njërën nga dy vaksinat që përdoren në Kosovë: AstraZeneca dhe Pfizer.

Po ashtu personat mbi 18 vjeç,që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër coronavirusit.