SHBA po dërgon në Kosovë 20 ushtarakë të specializuar për anti-terrorizëm e mbrojtje

Njëzet policë ushtarakë të Gardës Kombëtare të Kentuckyt janë duke u përgatitur për të nisur një mision të ri një-vjeçar në Kosovë.

Të mërkurën ata do të marrin rrugën për Kosovë, ku do të kryejnë punën e tyre si profesionistë në disa fusha, raporton rtvokarina.

Ata janë të specializuar dhe trajnuar për mbrojtje, anti-terrorizëm, siguri zonale dhe operacione policore intelegjente.

Sipas AP-së, ata do të ofrojnë mbështetje si oficerë ndërlidhës, pjesë trupave të NATO-s./rtvokarina/