Njihuni me Drenicasin që po e kërkon votën në Finland

 Sadri Beqiri Drenicasi  nga fshati Baks  kandidat për zgjedhjet rajonale që mbahen në Finland
Reforma sociale shëndetësore (sote-reforma) hyn në fuqi me 1.1.2023. Në reformë,
përgjegjësia për mirëqenien sociale shëndetësore si dhe veprimet e shpëtimit transferohet
nga komunat në 21 rajone të mirëqenies. Qyteti Helsinki sidoqoftë nuk është rajon i
mirëqenies e as nuk bën pjesë në asnjë rajon të mirëqenies dhe vet kujdeset për
shërbimet sociale shëndetësore dhe për veprimet e veta të shpëtimit.
Rajonet e mirëqenies janë komunitete juridike publike të ndara nga komunat dhe nga
shteti që kanë autonomi/vetëqeverisje në rajon. Rajonet krijohen kryesisht në bazë të
ndarjes së krahinave. Në krahinën Uusimaa sidoqoftë ka katër rajone të mirëqenies.
Organi më i lartë vendimprues i rajonit të mirëqenies është Këshilli i rajonit i zgjedhur nga
ana e banorëve të atij rajoni. Anëtarët e Këshillit të rajonit apo delegatët zgjdhen në
zgjedhjet rajonale.
Zgjedhjet e para rajonale do të mbahen të dielen 23.1.2022. Mandati i Këshillit rajonal të
zgjedhur në këto zgjedhje fillon në fillim të marsit 2022 dhe vazhdon deri në fund të majit
2025 Nga viti 2025 zgjedhjet rajonale do të mbahen në të njejtën kohë me zgjedhjet
komunale.
Në zgjedhjet rajonale mund të votojnë dhe të kandidohen qytetarët e moshës madhore të
Finlandës që banojnë në Finlandë dhe me kushte të dhëna edhe qytetarët e shteteve tjera
që banojnë në Finlandë.
Votimi në Finlandë është vullnetar.
Në qytetin Helsinki dhe në rajonin e krahinës Ahvenanmaa nuk mbahen zgjedhjet rajonale.
E drejta e votës – kush mund të voton
Mund të votoni në zgjedhjet rajonale nëse jeni qytetar i Finlandës ose i ndonjë shtetit tjetër
të Unionit europian apo i Islandës ose Norvegjisë dhe nëse i plotësoni këto kushte:
  1. i mbushni deri në ditën e votimit (23.1.2022) 18 vite
  2. jeni banor rezident i Finlandës me datën 3.12.2021 në komunën që i takon ndonjë
  3. rajonit të mirëqenies

Nëse jeni qytetar i ndonjë shteti tjetër, mund të votoni në zgjedhjet rajonale nëse:

  1. i mbushni deri në ditën e votimit (23.1.2022) 18 vite
  2. jeni banor rezident i Finlandës me datën 3.12.2021 në komunën që i takon ndonjë
    rajonit të mirëqenies
  3. jeni banor rezident pa ndërprerje në ndonjë komunë të Finlandës për të paktën dy
    vite para 3.12.2021
Komuna e rezidencës përcaktohet sipas ligjit për komunën e rezidencës. Në parim,
komuna e rezidencës është komuna ku banoni.
Komuna e rezidencës përcakton edhe atë se cilit rajon të mirëqenies i takoni, pra atë se
në zgjedhjet rajonale të cilit rajon të mirëqenies keni drejtë vote. Në zgjedhjet rajonale
mund të votoni vetëm për kandidatin e rajonit të juaj të mirëqenies.
Në zgjedhjet rajonale 2022 komuna e rezidencës së juaj përcaktohet sipas asaj se cila
komunë është regjistruar si komunë e rezidencës së juaj në sistemin e informacioneve të
popullatës deri me datën 3.12.2021 në ora 24.
Sipas nevojës mund ta verifikoni komunën e rezidencës te Agjencia dixhitale e
informacioneve për popullatën.
Lajmërimi për të drejtën e votës i dërgohet të gjithëve që kanë drejtë vote
Agjencia dixhitale e informacioneve për popullatën mbanë regjistrin e atyre që kanë drejtë
vote në të cilin gjinden të dhënat e secilit që ka të drejtën e votës. Nuk ka nevojë të
lajmëroheni veçmas në regjistrin e atyre kanë drejtë vote.
Agjencia dixhitale e informacioneve për popullatën ju dërgon para 30.12.2021 lajmërimin
për të drejtën e votës apo kartën lajmëruese secilit që keni drejtë vote dhe adresë të
lajmëruar. Kartën lajmëruese do ta merrni në mënyrë elektronike nëse keni filluar të
përdorni shërbimin e mesazheve elektronike të ofruar nga Agjencia dixhitale e
informacioneve për popullatën apo Suomi.fi-viestit (informacione tjera në adresën
www.suomi.fi/viestit).
Në lajmërimin për të drejtën e votës janë udhëzimet se si të votoni, informacionet për
vendin e juaj të votimit në ditën e zgjedhjeve, informacionet për detyrat e Këshillit rajonal si
dhe lista e vendeve të votimit paraprak afër vendbanimit të juaj. Në vendin e votimit nuk
keni nevojë për fletën e lajmërimit për të drejtën e votës, mjafton dokumenti i identifikimit.
Koha e votimit
Mund të votoni në ditën e zgjedhjeve të dielen me 23.1.2022 ose para ditës së zgjedhjeve
gjatë periudhës së votimit paraprak. Mund të votoni vetëm një herë. Për votim dy herë
është përcaktuar denimi sipas Kodit penal.
Votimi paraprak:
Votimi paraprak fillon të mërkuren 12.1.2022.
Votimi paraprak jashtë shtetit përfundon të shtunen 15.1.2022 dhe në Finlandë të marten
18.1.2021. Në disa vende të votimit paraprak koha e votimit është më e shkurtë.
Mund të votoni paraprakisht në cilin do vend të votimit paraprak në vend apo jashtë vendit.
Vende të votimit paraprak janë
  1. komunat i përcaktojnë vendet e votimit paraprak në vend, shpesh për shembull janë
    zyre të komunës
  2. shumë përfaqësi të Finlandës jashtë vendit
  3. institucionet/entet, si spitalet, zyret sociale dhe burgjet apo entet ndëshkuese. Në institucione mund të votojnë vetëm ata që trajtohen aty ose që janë marrë aty.
  4. anijet finlandeze të cilat gjinden jashtë vendit gjatë kohës së votimit paraprak. Në
    anije mund të voton vetëm stafi i anijes, pasagjerët nuk mund të votojnë në anije.
Votimi në ditën e zgjedhjeve:
Votimi në ditën e zgjedhjeve bëhet të dielen 23.1.2022 nga ora 9–20.
Në ditën e zgjedhjeve mund të votoni vetëm në atë vendvotim që është shënuar në
lajmërimin e drejtës së votimit që ju është dërguar.
Votimi në shtëpi:
Nëse aftësia e juaj për të lëvizur apo funksionuar është e kufizuar aq shumë dhe nuk
mund të dilni te vendvotimi pa vështërsi të tepërta, atëherë mund të votoni në shtëpi gjatë
periudhës së votimit paraprak.
Për votim në shtëpi duhet të lajmëroheni deri të marten 11.1.2022 para orës 16.
Lajmërimi duhet bërë bordit zgjedhor qendror, të dhënat e të cilit i gjeni në lajmërimin e të drejtës së
juaj të votimit. Kujdestarja/-ri që banon në të njejtën shtëpi mund të voton njëkohësisht por me disa kushte të caktuara.
Votimi me letër:
Nëse gjatë tërë periudhës së votimit paraprak dhe ditën e zgjedhjeve gjindeni jashtë
vendit, mund të votoni edhe me letër nga jashtë.
Për votim me letër duhet të porositni materialin për votim me letër nga shërbimi i Ministrisë
së Drejtësisë për porositje në ndonjë adresë jashtë vendit. Porositjen mund ta bëni jo më
heret se tre muaj para ditës së zgjedhjeve. Si person që keni drejtë vote keni përgjegjësi
që vet me kohë të porositni dokumentet për votim me letër që të mund ta këtheni zarfin me
votën e juaj bordit zgjedhor qendror të komunës së juaj në afat të caktuar me ligj.
Nëse keni pyetje, apo keni nevojë për ndonjë informacion shtesë mos ngurroni të më kontaktoni mua personalisht.
Me respekt
Sadri Beqiri 2022
JEPI ZË ZËRIT TËND NË ZGJEDHJET RAJONALE DUKE VOTUAR SADRI BEQIRIN

VOTO 664