Lladrovci: Kërkoj mbeshtetje nga ata që duan funksionimin e rendit dhe ligjit

 

Mbrëmë, në një intervistë për Televizionin T7, në emisionin “Pressing”, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, tha që nuk ishte dakord për zgjedhje pa kandidaturë.

Ndër të tjera, ai pohoi që disa qytetarë nuk e pranojnë Ramizin për deputet dhe kryetar të qytetit, meqënëse ai nuk i përkrah punët e paligjshme dhe se vazhdimisht punon me ligj. Vlen të theksohet se z. Lladrovci përmendi edhe faktin që pati përkrahje të vazhdueshme edhe tek ish-kryetari i partisë së PDK-së, z. Veseli, i cili gjithmonë veproi sipas ligjit.

 

 

 

Pasi që jemi shumë pranë zgjedhjeve, të cilat do mbahen në muajin shkurt të këtij viti, Ramiz Lladrovci tha që: “Kushdo që do më jap votën me mendjen që unë do ta mbështes në punët e paligjshme, më mirë të mos më votojë fare, sepse unë nuk do ta mbështes!”

E në vazhdimësi të intervistës, z. Lladrovci u pyet edhe për raportet me familjen Demaku. “Unë gjithmonë i ruaj raportet me Demakët dhe tregoj respket për ta”, u përgjigj ai mbrëmë në emisionin “Pressing” në televizionin T7. /RTV-Okarina/