Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas situatës emergjente të krijuar në vend me përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut.
Me anë të një postimi në Facebook, Veliu ka thënë se ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ngritjen e nivelit të Gatishmërisë në nivel Kombëtar. “Ministria e Punëve të Brendshme, përmes AME-së, me vëmendje të shtuar po e përcjellë gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut”, ka shkruar ai.
Veliu ka thënë se vërshime ka pasur në komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës.
Për më shumë shikoni postimin e plotë!
/RTV-OKARINA