Diar Deliu është shpallur “Sportisti i Vitit” nga Komuna e Skenderajit per vitin 2021.
Ky çmim i merituar vjen pas sukseseve te lojtarit i cili gjatë tërë vitit kishte përformanca shumë të mira duke shënoj 19 gola dhe mori pjesë edhe në shumë asistime e që këto paraqitje të tij paten ndikim thelbësor në sukseset e klubit nga Skenderaj.
Deliu gjithashtu u ftua dhe nga Përfaqësuesja e Kosoves ne Futsal për ndeshjet ndaj Holandes ku pati paraqitje shume te mira.
Diari është një nga ata sportist që po tregojnë se edhe në qytetin tonë ka shumë profesionist dhe shumë profesionalizëm, punë angazhim dhe shumë vullnet veçanërisht në sport.