Durmishi: Nga 5 janari fillon implementimi i E-testimit për patentë shoferë, do të eleminojë aferat korruptive

 

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se nga 5 janari do të fillojë implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës.

“E-testimi do ta lehtësojë shumë punën në njësinë e patentë shoferëve në të njëjtën kohë do ta ulë kohën e pritjes menjëherë për pjesën teorike të provimit për patentë shjoferë, si dhe do të eleminojë gabimet teknike që do të kishin qenë në mënyrën se si është praktikuar deri tani. Kjo ëshët një reformë shum ë e madhe në njësinë e patentë shoferëve, në muajin dhjetor e kemi pasë fazën testuese të këtij projeti në të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, dhe nga pesë të jananrit do të fillojmë në shtatë qendrat e mëdha regjionale, do ta impelementojmë projektin e E-testimit”, ka thënë Durmishi në një konferencë për medie.

Sipas Durmishit, ky projekt ka për qëllim shmangien e gabimeve të mundshme teknike, minimizimin e prijes për marrjen e rezlutatit si dhe mospasjen mundësi për afera korrkuptive që askush të mos mund të pajiset me patentë shofer pa meritë.

“Tash e tutje faktori njeri pothuajse nuk është i pranishëm fare në pjesën teorike të provimit të patentë shoferit, të gjithë kandidatët do të ulen para kompjuterit dhe në fund do ta kenë rezultatin, nuk kanë nevojë me pritë për rezultat dhe nuk kanë mundësi që përmes aferave korruptive të pajiset dikush me patentë shofer, pra eliminohet komplet faktori njeri, softueri i zgjedh vet pyetjet dhe kandidati i nënshtrohet provimit”, ka vazhduar ai.