Istog: Konfiskohen 400 kilogramë mish gjedhi, s’i plotësonte kushtet për konsum

 

400 kilogramë mish gjedhi është konfiskuar nga policia e Kosovës, pasi AUV konstatoi se mishi nuk plotëson kushtet për konsum.

Sipas njoftimit të policisë, dje në fshatin Gurrakoc të Istogut është ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

“Raportohet se njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kg mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-së të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-së”, thotë policia përmes raportit 24 orësh