Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi. Por si duket, situata është qetësuar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikat kufitare,raporton rtvokarina.
Sipas publikimit, pritja më e madhë është në pikën kufitare në Muçibabë, 2 orë, e te Dheu i Bardhë deri në gjysëm ore.
Teksa, në pikat tjera pritja nuk është më shumë se 15 minuta.
Pritja deri në 15 minuta është në Merdare, ndërsa në Jarinje deri në 10 minuta.
Në pikat tjera, pritjet kanë rënë dukshëm deri në 5 minuta.
Situatë tjetër është në dalje. Për të lënë Kosovën pritjet në të gjitha pikat kufitare nuk kalojnë 10 minuta.
Duhet theksuar se gjatë javës së kaluar, pikat kufitare kanë qenë të stërngarkuara ku pritjet kanë qenë deri në 5 orë.rtvokarina.