Oficerët doganorë sot kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.
Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor në pikëkalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10 mijë euro”, thuhet në komunikatën e doganës.
Sipas doganës të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.