Deklaron Hysni Mehana Një muaj qeverisje si në kohën e masave të dhunshme

Hysni Mehana i VV shkruan në  statusin e ti  në FB. postimi i ti i plot.
 Një muaj qeverisje e Sami Lushtakut si në kohën e masave të dhunshme
Duket krahasim i rëndë, por të tillë janë veprimet, fatkeqësisht!
Tashmë po u kalon afati ligjor kërkesave që kam bërë për qasje në dokumente zyrtare. Jam këshilltar komunal e ligji më mundëson qasje në çdo informacion.
“Eja shikojë në zyre më thanë.” ndërkohë që kërkesa ime ishte për dokumente kopje. Kanë frikë se vendimet e tyre dalin në publik, e në fakt, ato vendime do duhej të ishin publike.
1. Emërimit të drejtorit të ri në QKMF, do duhej t’i paraprinte shkarkimi i drejtorit që ishte në atë pozitë. Nuk e shkarkuan drejtorin që ishte! Jo. Ja dërguan një tjetër drejtor që ta detyrojnë të largohet. Ja dërguan një kandidat të partisë së tyre në zyrën e tij.
“Tunelet e Tmerrit” që flet për fillimin e masave të dhunshme në vitet 88/89 sidomos 89, tregon se si ish sistemi nuk ngriste padi ndaj të arrestuarve: shembull; ju filan drejtori akuzoheni për këtë arsye dhe për këtë arsye, për rrjedhojë jeni i arrestuar. Jo, jo. Ish sistemi vetëm e arrestonte por nuk e bënte të pandehur të arrestuarin, sepse nëse e bënte të pandehur e bënte edhe subjekt juridik me të drejta ligjore. Ish sistemi kishte shpikur një status të ri për të arrestuarit “masa e izolimit” kjo masë e përjashtonte të arrestuarin nga çdo e drejtë ligjore. I arrestuari nuk ishte i arrestuar, nuk ishte as i akuzuar, por ishte në burg. Ashtu siç qeverisja aktuale e shpiku emërimin e një drejtori derisa drejtori të jetë në pushime. Keni dëgjuar ndonjëherë për absurde të tilla? Epo ja që tash do dëgjoni? Drejtori aktual i QKMF-së nuk është drejtor aktual i QKMF-së, nuk akuzohet për ndonjë gjë, por as nuk është drejtor por edhe është drejtor. Pra, nuk ka vendim me të cilin mund t’i drejtohet një gjykatë se i është bërë e padrejtë. Ka statusin e të izoluarit, e i izoluari nuk ka të drejta, sepse nuk ka status juridik, diçka e ka penguar sistemin, por sistemi nuk e bën palë me të drejta juridike. E lënë ashtu viktimë inkognito. S’është i shkarkuar, por as nuk është drejtor, por edhe është drejtor.
Këtë logjikë me këso absurde e keni votuar të dashur qytetarë. Këta veç po vazhdojnë aty ku e lanë. E unë thellë në shpirtë e di që ju nuk i meritoni të tillët.
Por nuk janë ndalë veç me drejtorin e QKMF-së:
2. Me një vendim thua se po mbjellin speca në bahçe të babës ndërruan lokacionin që kishte nda Bekim Jashari për ndërtimin e një objekti për personat me nevoja të veçanta. Jam thellë i bindur që as vendimi i marrë nga ish qeverisja nuk i ishte nënshtruar një analize të mirëfilltë. Por arbitrariteti i qeverisjes aktuale tejkalon çdo parashikim. E dërguan këtë objekt në oborrin e shkollës “Ahmet Delia” për t’ia ruajtur pronën një dosti të tyre. Pa pyetur Këshillin e Prindërve, pa pyetur nxënësit, pa pyetur mësimdhënësit, drejtorët politikë nëpër shkolla edhe nuk kanë pse i pyesin!
Megjithatë, shkolla është institucion, qoftë edhe për kulturë e njerëzillek do duhej ta mblidhnin Këshillin i Prindërve bashkë me mësimdhënësit e nxënësit e t’iu tregohej për veprimin që po e ndërmerrnin. Megjithatë shkolla e ka një autonomi, por siç duket edhe shkolla ka fatin e drejtorit të QKMF-së! Është e arrestuar, e shkarkuar, e izoluar pa te drejta. Sepse krejt të drejtat që kanë institucionet dhe qytetarët e Skënderajt tashmë janë në majën e lapsit të një krybedeli.
Kur drejtori i një institucioni shkarkohet pa asnjë vendim e as një letër, kur një institucioni i mbivendoset një institucion tjetër në oborr pa ia marrë fare mendimin për një veprim të tillë, si quhen këto veprime e kjo qeverisje?
3. Prokurimi – ditën që merr pushtetin “qeverisja e re”, në prokurim shfaqet personazhi më i urryer për atë derë. Më kërkuat, u ktheva, u ktheva për të zezën tënde Gurameto (Skënderaj). As Kadare si një ndër mjeshtrit më të mëdhenj në përshkrimet e sistemeve totalitare nuk do të mund t’i përshkruante këto veprime kaq bizare në kaq pak ditë qeverisje.
Këtu po rrisim fëmijë, këtu ku institucionin shëndetësor e përdhos si të dojë partia!
Këtu po shkollojmë fëmijë, këtu ku institucionit ‘shkollë” ja zë oborrin partia për të ruajtur pronën për dostin e saj.
E unë thellë në shpirtë e di që qytetarët e Skënderajt nuk meritojnë këtë qeverisje. Sidomos jo fëmijët tanë.