Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi ka thënë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore e marrëdhënieve të gjithë rajonit, dhe se është e rëndësishme që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje.
Ai thotë se fokusi kryesor i të dyja vendeve duhet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive e mbajtur në Elbasan, ku u nënshkruan 13 marrëveshje.
“Duhet të theksojmë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore jo vetëm e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, por edhe e marrëdhënieve të gjithë rajonit. Është një proces ka filluar më parë, por nga ana tjetër ashtu siç është thënë edhe faktori ndërkombëtar do ishte mirëpritur edhe nisma të tjera që vendet e rajonit mund të kenë, por e rëndësishme është që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje. Prandaj edhe një herë theksojë nuk do t’i mëshojmë kësaj teme kaq shumë por duhet të shikojmë se si po realizohen marrëveshjet midis dy qeverive dhe me kënaqësi mund të them se ky proces tashmë ka filluar për të gjetur frymën e zbatimit”.
“Prandaj ne nuk duhet të humbim fokusin, duhet të merremi me atë që kemi përcaktuar në mbledhjen e fundit që u mbajt në Elbasan. Dhe ajo që dua të them se vendimet e kësaj mbledhje kanë një rëndësi shumë të madhe, si për Shqipërinë dhe Kosovën në të gjitha drejtimet. Prandaj ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga fokusi”, u shpreh ai.Minxhozi për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prizren tha se do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për ekonominë e të dyja vendeve.
Sipas tij, në vitin 2023 do të fillojë faza e projektimit të hekurudhës në mënyrë që nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën.
“Tani një ndër vendimet më të rëndësishme të kësaj mbledhje ishte edhe për hekurudhën. Hekurudha që do lidhi Durrësin me Prizrenin akoma po shikohen nga do të jetë udha, nuk do të thotë që tani do të bëhet në rrugën që është tani në rrugën e kombit mund të ketë edhe hapësira të tjera. Është ajo që u dakordua në mbledhjen e dy qeverive, është që të krijohet dhe të ndahet një fond i veçantë nga dy qeveritë i cili është ndarë për studimin e fizibilitetit”.
“Studimi i fizibilitetit është shumë i rëndësishëm dhe mendojmë që brenda këtij viti ky do të përfundojë. Që në vitin pastaj 2023 të fillojë faza e projektimit. Dhe mendojmë aty nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën. Ndërkohë si Qeveria e Shqipërisë ashtu edhe Qeveria e Kosovës po shikojnë mundësinë për modernizimin e rrjetit të brendshëm hekurudhorë”.
“Kosova kthehet në një qendër shumë të rëndësishme pastaj të transportimit hekurudhor. Sepse kjo ka të bëjë edhe me projektin e madh që është në Shqipëri për rinovimin e portit të Durrësit, i cili do të krijojë mundësi pastaj që të vinë anije më të mëdha në portin e Durrësit që e kanë ndërtim Kosovën e po më gjerë. E rëndësishme është që ky projekt ose kjo ide të materializohet brenda vitit 2022 dhe 2023 e ritheksojë të bëhet projekti dhe pastaj 2024 mund të na gjejë me punime të filluara në të dy anët e kufirit. Por brenda kësaj periudhe kërkohet e realizuar si në Shqipëri dhe në Kosovë modernizimi i rrjetit të brendshëm hekurudhorë”, tha ai.
Sipas tij, pas kalimit të fazës së pandemisë mundësia e lëvizjes papengesa në kufi do të jetë më e lehtë, çështje për të cilën thotë se po punojnë ministrinë nga të dy shtetet.
“Po shikohet mundësia mbasi të mbarojë kjo faza post pandemi që ka problemet e veta, certifikatat për të kallxuar dozat e vaksinave. Është një proces që do kalohet, dhe lëvizja në kufi do të jetë shumë më e lirë. Jo vetëm për njerëzit, por edhe për mallrat. Janë marrë disa masa. Ministritë respektive të Brendshme të Shqipërisë dhe të Kosovës po shikojnë për të hartuar deri në detaje se si do realizohet ky proces. D.m.th është një proces që ka filluar, që po vazhdon dhe ma do mendja pas 3-4 muajsh do të ketë edhe rezultatet e duhura”