Ditën e tretë me radhë, Italia raportoi shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Numri i të infektuarve më 25 dhjetor në Itali arriti në 54,762 njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq 144 persona vdiqën si pasojë e koronavirusit në Itali brenda 24 orëve.
Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, Italia regjistroi 136,530 vdekje të ndërlidhura me COVID-19 dhe shifra paraqet më të lartën në Evropë pas Britanisë ndërkaq në botë Italia renditet e nënta për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.
Në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet italiane, 106 raste të reja u pranuan gjatë së shtunës. Numri total i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit në 1,071 shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.