Mërgimtarët e Skenderajit vazhdojnë me donacione

 

Mergimtarët e Skenderajit me banim në Gjermani dhurojnë donacion një veturë për bartjen e kufomave për Këshilline Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Hoxhë Bedri Syla – Imam në Troisdorf të Gjermanisë – dorëzoi një donacion veturë për bartjen e kufomave në vlerë 5020€ Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Donacioni u pranua në emër të KBI-së në Skenderaj nga kryetari Ibrahim ef.Hoti.

Ky donacion është kontribut nga mërgimtarët e Skenderajt me banim në Gjermani.
KBI-Skenderaj falënderon mergimtarët tonë në krye me Hoxhë Bedri Syla – Imam në Troisdorf të Gjermanisë – për këtë donacion shumë të nevojshëm për Këtë institucion fetarē.

\RTV-Okarina\