Shefi evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar shtetet për një “rritje të konsiderueshme” të rasteve të COVID-19, derisa Omicron po përhapet.
Hans Kluge tha, në një konferencë shtypi në Vjenë, se varianti Omicron është tani varianti dominues në një numër vendesh evropiane, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Danimarkën dhe Portugalinë.
“Ne po shohim një valë të re që po vjen”, tha Kluge.
“Brenda javësh, Omicron do të dominojë në më shumë vende të rajonit, duke ngarkuar edhe më tej sistemet shëndetësore”.
“Vëllimi i madh i infeksioneve të reja të COVID-19 mund të çojë në më shumë hospitalizime dhe ndërprerje të sistemeve shëndetësore dhe shërbimeve të tjera”.
Ai ka thënë se qeveritë dhe autoritetet duhet të përgatisin sistemet shëndetësore për rritjen e rasteve.
Kluge tha se 89% e rasteve të hershme të Omicron në Evropë u shoqëruan me simptoma të zakonshme të COVID-19 si kollë, dhimbje të fytit dhe ethe, kryesisht te grupmoshat 20-30 vjeç.